Sipas lajmeve ne mediat angleze,skuadra e West Ham eshte e gatshme ti ofroj Thierry Henry-se nje super oferte prej 7,5 milion funte per sezon,kete e thekson Dejvid Salivan,njeri nga pronaret e klubit londinez.
''Do te mundohemi te forcojme edhe me teper sulmin e West Ham dhe shumica do ishin te lumtur nese Thierry Henry vjen ne Londer.Angazhimi i nje sulmuesi me kualitete te larta do ishte nje pune e madhe.Henry ende eshte njeri nder lojtaret me te mire ne bote.Oferta per ate eshte me e larta ne historine e klubit dhe eshte shume serioze,pasi ka gjasa reale qe Henry te transferohet ne Premier League'',ka perfunduar Salivan